Dalin pamjet e vrasjes në Tiranë! Aldison Belulaj dergjet në tokë i mbuluar në gjak

E publikuar: 21/01/2018 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dalin pamjet e vrasjes së nodhur pak orë më parë në afërsi të derës së Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ku i riu Aldison Belulaj qëlloi për vdekje 21 vjeçaren Ariela Murati, pasi kjo e fundit refuzoi kërkesën e 23 vjeçarit për t’u lidhur.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik pasi fjala është për dy qytetarë fare të rinj dhe për një veprim që kapërcen ekstremet e natyrës njerëzore. 23 vjeçari pasi ka qëlluar me armë të tipit pistoletë vajzën e re, në kushtet e goditjes psikologjike ka qëlluar më pas edhe veten.

Ariela Murati humbi jetën në spital ndërsa i riu është ende gjallë, edhe pse në gjëndje kritike për jetën.

Më poshtë mund të shikoni videon e bërë pak momente pas të shtënave, ku Aldison Belulaj qëndron i shtrirë në tokë dhe i gjakosur. Pamjet janë publikuar nga SOSnews. Kujdes, pasi janë filmime të rënda.

Njoftimi i policisë: 

Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rende ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja. Po vijon puna për zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes/Gazeta Express