Dalin pamjet e aksionit për arrestimin e vrasësit të policit, dëgjohen breshëri të shtënash (VIDEO)

E publikuar: 03/09/2016 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Shtetit ka shpërndarë për publikun një video gjatë operacionit për neutralizimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të FNSH-së Ardian Kodra, dje në fshatin Torovicë të Lezhës.

Autori David Qosja i cili njihej na banorët e zonës si person me probleme mendore, por që nuk ishte me kartelë, qëllonte vazhdimisht me breshëri automatiku ndaj forcave të policisë.

Aksioni u ndërmor pas raportimit të banorëve se nga banesa e Qoses po qëllohej me armë. Plumbat e tij i morën jetën efektivit të FNSH-së në Shkodër, ndërsa Qosja u arrestua pas rreth 6 orë “luftë” me policinë.

Forcat RENEA ndërhynë në banesë duke bërë të mundur kapjen e tij.

 

/Gazeta Express/