Dalin në shitje laptopët Samsung Notebook 9 Pen dhe Notebook 9 Pro

E publikuar: 16/03/2019 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung zbuloi se Notebook 9 Pen dhe Notebook 9 Pro do të dalin në shitje këtë të Diele, më 17 Mars.

Versioni 2n1 Pen vjen me një laps Stylus S Pen dhe ka një trup prej alumini dhe etëm 1.5cm i trashë për modelin 13.3-inç. Do të ofrohen gjithashtu versione me ekran 15-inç.

Modeli 13.3-inç peshon vetëm 1.12 kilogram ndërsa versioni më i madh 1.48 kilogram.

Laptopi vjen me teknologjinë e karikimit të shpejtë, dy porta Thunderbolt 3, një portë USB-C dhe mbështetje për Wi-Fi Gigabitëshe.

Samsung

Të gjitha modelet kanë procesorin Core i7-8565U. Në brendësi gjenden 8GB RAM dhe 512GB SSD së bashku me grafikat UHD Intel 620.

Megjithatë ata që blejnë një laptop të tillë mund të zgjedhin mes kartës grafike GeForce MX150, 16GB RAM dhe 1TB SSD për modelin 15-inç.

Notebook 9 Pen fillon nga 1,400 dollarë për modelin 13.3-inç dhe 1,600 dollarë për modelin 15-inç.

Sakaq laptopi tjetër Notebook 9 Pro gjithashtu ka trup prej alumini me një laptop stylus Active Pen të përfshirë. Ka të njëjtin procesor dhe kartë grafike të Notebook 9 Pen por fillon me 256GB SSD dhe 8GB RAM. Gjithashtu ka Wi-Fi Gigabit dhe teknologjinë e karikimit të shpejtë ndërsa Samsung thotë se laptopi mban deri në 14 orë jetëgjatësi baterie me një karikim të vetëm.

Notebook 9 Pro fillon nga 1,100 dollarë për modelin 13.3-inç dhe peshon 1.28 kilogram. /PCWorld Albanian