Dalin në shitje biletat online për ndeshjen Kosovë-Azerbajxhan

E publikuar: 15/11/2018 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç ishte bërë e ditur që një pjesë e biletave për ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan do të dalin online, ashtu ka ndodhur.

Biletat kanë dalë në shitje nga ora 12:30, ndërkohë Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar edhe për rregullat e blerjes së biletave.

“Çdo person paraprakisht duhet të hapë llogarinë në platformën www.tiks.app dhe më pas ta kryejë pagesën nëpërmjet kartelave bankare”.

“Çdo person ka të drejtë të blerjes së tri biletave me kartelën bankare, por duhet që të japë të dhënat për secilin posedues të biletës, pasi në biletë do të shtypet emri dhe mbiemri i secilit posedues të biletë”, thuhet në njoftim.

Ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit do të jetë vendimtare me gjasë se kush do ta marr kreun e grupit.

Ueb faqja e biletave shpesh po del jashtë funksionit, me gjasë nga numri i madh të interesuarve.

Nga grafikët shihet që një numër i madh i tyre është blerë. /Telegrafi/