Dalic: Mund të drejtoj Brazilin ose Barcën, por e preferoj Kroacinë

E publikuar: 18/07/2018 19:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zlatko Dalic thotë se ai mund të drejtojë Brazilin ose Barcelonën, por pozita si teknik i Kroacisë do të jetë gjithmonë puna e tij e preferuar.

Dalic arriti sukses të paprecedentë me Kroacinë duke siguruar vendin e dytë në Kampionatin Botëror.

Dhe, Dalic thotë se kombëtarja e Kroacisë është pozita e tij e preferuar.

“Ekzistojnë ende pendime sepse kemi mundur të fitojmë trofeun. Por, nëse dikush do të më ofronte të nënshkruaj për finalen para Botërorit, atëherë do ta pranoja.

“Mund të jem trajner i Barcelonës ose Brazilit, por kjo do të jetë gjithmonë pozita ime e preferuar, drejtimi i kombëtares së Kroacisë”, u shpreh Dalic.

Trajneri 51 vjeçar pati fat në aventurën e tij me Kroacinë pasi udhëhoqi ekipin në Botëror pasi tejkaloi Greqinë në playoffin e kualifikimeve. /Telegrafi/