Dalic: Forma fizike nuk do të jetë problem ndaj Francës

E publikuar: 14/07/2018 15:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të tri ndeshjet e fazës së eliminimit direkt për Kroacinë kanë shkuar në vazhdime, por bosi i ekipit, Zlatko Dalic, brengoset për këtë.

Dalic thotë se në finale Kroacia do të jetë maksimalisht e përgatitur, si fizikisht, ashtu edhe psikikisht.

“Është finalja e Kupës së Botës, lojtarët e dinë çka është kjo”.

“Një gjë që më bën të lumtur është se të gjithë lojtarët do ta pranojnë nëse nuk janë të gatshëm”.

“E kemi krijuar një lidhje të tillë që ata do të pranojnë se nuk janë të gatshëm dhe do të mungojnë në finale”.

“Ata e dinë se çka është në lojë dhe ata do të japin gjithçka prej vetes së tyre”

“Ne nuk kemi insistuar që të stërvitim. Ne kemi nevojë për pushim, relaks dhe kemi disa probleme që do t’i tejkalojmë në bashkëbisedim me lojtarët”.

“Nëse dikush nuk është gati të luaj, kemi lojtarë të mrekullueshëm në stol që kanë dëshirë të luajnë. Nuk brengosem për këtë”, u shpreh trajneri Dalic. /Telegrafi/