Daka paralajmëron gjoba për të gjitha partitë

E publikuar: 01/06/2017 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një intervistë ka paralajmëruar partitë politike se gjatë fushatës zgjedhore mund të dënohen me gjoba, ata që nuk i përmbahen rregullave të fushatës dhe dispozitave ligjore.
Daka ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të shqiptojë gjoba për ata që nuk i përmbahen rregullave të fushatës zgjedhore dhe dispozitave ligjore.

Me rastin e fillimit të fushatës zgjedhore, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, u ka bërë thirrje partive t’u përmbahen rregullave dhe të mos përdorin gjuhë denigruese gjatë fushatës elektorale.

“Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ftoj të gjitha subjektet politike dhe të gjithë pjesëmarrësit e tubimeve të fushatave zgjedhore që gjatë këtyre ditëve t’u përmbahen rregullave të parapara, ta respektojnë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, t’i respektojnë rregullat për fushatë zgjedhore, si dhe gjuha e fushatës të jetë demokratike e jo denigruese”, është shprehur Daka për “Epokën e re”. /GazetaExpress/