Daka: Dilni e votoni

E publikuar: 11/06/2017 09:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e parë lidhur me hapjen e qendrave të vendvotimit në gjithë vendin ka thënë se në ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit dhe vendvotimeve në Kosovë. Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre, raporton Express.

Daka poashtu u ka bërë thirrje edhe komisionerëve që t’i respektojnë rregullat e KQZ-së.

Deri më tani nuk ajo çka ka folur Daka në konferencën e parë nuk u raportua për asgjë të parregullt.

Daka njoftoi se konferenca e radhës do të mbahet në ora 11:30, ku do të njoftojë për ecurinë e votimit në vend, transmeton Express.

Ndërsa sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Republikës së Kosovës mbi 18 vjeç, kanë të drejtë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ndërkohë që Lista Përfundimtare e Votuesve (LPV 2017) përmban 1 milion e 872 mijë e 941 emra të votuesve./Express/