‘Dajak’ kundrejt pagesës

E publikuar: 30/04/2016 19:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për të ngritur një biznes të suksesshëm vullneti dhe mundësia financiare janë dy elementë, por jo më të rëndësishëm se idetë.

Dhe shembulli më i duhur për këtë mbërrin nga Britania, ku një kompani në Londër siguron të ardhura të kënaqshme me biznesin e “dajakut” ndaj meshkujve.

Bëhet fjalë për një shërbim të ofruar për të gjithë ata meshkuj që duan ‘të rrihen’ nga femra bukuroshe dhe mundëse.

Shërbimi ofrohet kundrejt tarifave të majme; një orë 150 paundë, por kjo nuk ka penguar ideatorin që të jetë tejet i kënaqur, madje ai mendon që të shtojë stafin, numrin e shërbimeve të ofruara…edhe çmimin.