Dafina Zeqiri dhe DJ Geek të veçantë për Shën Valentin

E publikuar: 15/02/2020 00:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, dhe DJ Geek ka tash e sa kohë që kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut me ngacmimet që ia bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht me një deklaratë rreth raportit të tyre, dyshja vazhdojnë të përfliten nga fansat për një lidhje të mundshme.

Ishte pikërisht dita e Shën Valentinit, kur ata vendosën të ndajnë me fansat një fotografi shumë të veçantë që kanë realizuar së bashku ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të klipit më të fundit të Dafinës, “Merri krejt”.

Në këtë imazh, dyshja shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, teksa Dafina i ka duart rreth qafës së Geek dhe duket sikur do t’i japë atij një puthje.

Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, teksa vitin e kaluar bënë bujë me bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”.