Dafina nuk ndalet, gati duetin me një artist të huaj

E publikuar: 08/07/2020 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dafina Zeqiri po sjell edhe një tjetër projekt të ri muzikor.

Dafina Zeqiri ka pak ditë që ka publikuar këngën “Aman” me Ledri Vulën dhe Lumi B.

Por, ajo nuk është ndalur me kaq dhe përmes një videoje që postoi në Instagram, konfirmoi se po sjell tjetër duet.

Kësaj radhe, ajo ka bashkëpunuar me George Dixon, ndërsa kënga pritet të publikohet të premten (10 korrik).

Edhe këtij projekti, i cili titullohet “La Vida”, artistja ia ka shoqëruar videoklipin.