Dadoja e pamëshirshme, gjykata nuk e dënon (Foto)

E publikuar: 23/05/2016 07:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift në Oregon të SHBA-së ka paditur në gjykatë dadon e fëmijës, pasi ata pretendojnë se ajo ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre.

Joshua Marbury dhe Alicia Quinney pretendojnë se ata e lanë djalin e tyre 1-vjeçar tek dadoja e tyre një mbrëmbje dhe kur ata janë kthyer e kanë gjetur me shenja goditjeje, mes të cilave edhe një e nxirë në formën e pëllëmbës.

Por për fatin e keq gjykata e ka pushuar çështjen pasi nuk mund të provohet se dhuna është ushtruar nga dadoja dhe 1-vjeçari Jacob është shumë i vogël për të treguar se kush është personi që e ka goditur.

Ka qenë pikërisht babai ai që ka bërë publike çështjen duke publikuar në “Facebook” fotot e djalit të dhunuar, duke kërkuar edhe shpjegime për vendimin e gjykatës.

/tch/