Daçiq: Xhamajka nën presion për njohjen e Kosovës

E publikuar: 21/02/2020 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq një një interviste për ‘RTS’ ka deklaruar se Serbia i ka kontaktuar autoritetet e Xhamajkës për të marrë vesh nëse ky shtet i Karaibeve e ka njohur Kosovën.

“ U kemi kërkuar informacione zyrtare në Xhamajka, na kanë konfirmuar verbalisht se nuk e kanë njohur Kosovën” ka thënë Daçiq. Sipas tij, Xhamajka është në presion të madh rreth çështjes së njohjes së Kosovës sikur edhe vendet tjera të Karaibeve. “ U kemi kërkuar edhe me shkrim të na përgjigjen” ka thënë kryediplomati serbe.

Daciq ka thënë se fakti që në falënderimet që kanë bërë liderët kosovarë për këtë njohje kanë përmendur Eliot Engel tregon që Kosova e ka përkrahjen e Perëndimit dhe se askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë Serbisë ta ndalë fushatën e saj kundër njohjeve.

“ Sido që të jetë, a e kanë dhënë lajmin herët apo jo, kjo tregon se Xhamajka është nën presion” ka thënë ai.