Daçiq: Tunizia e sheh vendimin e Prishtinës si shkelje të rendit juridik

E publikuar: 11/03/2019 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq duke iu referuar taksës s Kosovtës tha sot se “Tunizia i kupton vendimet e Prishtinës vetëm si separatizëm dhe akte të njëanshme që shkelin rendin juridik ndërkombëtar”.

“Ne jemi shumë mirënjohës ndaj Tunizisë në qëndrimin parimor lidhur me integritetin territorial të Serbisë. Tunizia nuk e njohu shkëputjen dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, ata e kuptojnë se ajo është ekskluzivisht për separatizëm dhe veprime të njëanshme që shkelin rendin juridik ndërkombëtar”, tha kryediplomati serb gjatë vizita në këtë vend afrikan, transmeton Klan Kosova.