Daçiq – Thaçit: Nëse rezultati i dialogut është njohje e Kosovës ose asgjë – atëherë asgjë

E publikuar: 09/06/2020 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Beogradi dëshiron një dialog me Prishtinën me një rezultat që do të garantonte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm,transmeton Klan Kosova

Duke iu përgjigjur deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se ai dëshironte dialog, por që rezultati do të ishte njohja e Kosovës ose asgjë, Daçiq tha:

“Nëse është një njohje ose asgjë, atëherë asgjë. Le të jemi plotësisht të hapur,” iu tha Daçiq gazetarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton Tanjug.