Daçiq-Thaçit: Na ftoni neve për konstruktivitet, ndërsa vetë dëshironi ‘Shqipërinë e Madhe”

E publikuar: 09/05/2019 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, nuk ka qëndruar pa folur rreth deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi për heqjen e kufijve Kosovë-Shqipëri dhe bashkimin e Luginës së Preshevës më territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Daçiqit deklarime të tilla janë një paturpësi e madhe, dhe meritojnë një përgjigje të fortë të Serbisë.

“ Kjo po bëhet para fytyrës së Bashkimit Evropian, dhe para të gjithë atyre që dëshirojnë të bindin Serbinë se duhet të jemi konstruktiv. Pra, ne do të ulemi në tavolinë, me ata që dëshirojnë formimin e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Dacic, shkruan blic.rs, transmeton Gazeta Express.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se ky Samit në Tiranë është bërë për afrim dhe pajtim të rajonit, megjithatë Thaçi dhe Edi Rama, e bëjnë të kundërtën.

“Ata për të njëqindën  herë po flasin për ‘bashkim kombëtar dhe heqje të kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës e bashkim të Luginës së Preshevës”, ka thënë Dacic.

Ai ka kujtuar edhe kritikat e shumta që i janë bërë Serbisë për idenë e korrigjimit të kufijve, nbdërsa thotë se askush nuk po reagon për promovimin e vazhdueshëm të “Shqipërisë së Madhe’,

“Kutia e Pandorës është hapur me njohjen e Kosovës, sepse është shkelur parimi i pandryshueshmërisë së kufijve dhe ruajtjes së integritetit territorial. Për promovimin e vazhdueshëm të “Shqipërisë së Madhe askush nuk po reagon, ndërsa kanë kritikuar Serbinë dhe zyrtarët serb për idenë rreth korrigjimit të kufijve, duke thënë se nuk ka ndryshim kufijsh”, ka thënë Dacic.

Në fund ai ka thënë se duhet shqyrtuar pjesmëmarrjen nëpër konferenca të tilla, për shkak të shtyrjes përpara të idesë për “Shqipërinë e Madhe”.