Daçiq: Taksa duhet të hiqet, Serbisë nuk i intereson se si

E publikuar: 28/11/2018 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se taksa e vënë nga Kosova për 100% për produktet serbe duhet të hiqet.
“Beogradit nuk i intereson se si do të ndodhë kjo”, ka thënë Daçiq, shkruan Tanjug.

“Ai që i dha jetë këtij monstrumi politik në Prishtinë, ai ka për ta zgjidhur këtë problem dhe t’i kontrollojë atë. S’ka lojëra të dyfishta, duhet ose ta zgjedhësh atë ose jo”, ka thënë kryediplomati serb.

Daçiq ka thënë se është e pamundur që Kosova të mos e dëgjojë SHBA-në për heqjen e kësaj takse./Express/