Daçiq takon diplomatët serbë, iu flet për Kosovën

E publikuar: 02/08/2019 15:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq sot u takua me ambasadoren serbe në Belgjikë, Marina Joviçeviq dhe atë në Ukrainë, Rade Bulatoviq.

Gjatë takimeve të ndara, ai i njoftoi ambasadorët për situatën në Kosovë, si dhe siç i quajti “për veprimet e njëanshme të Prishtinës që çuan në ndërprerjen e dialogut dhe bisedimeve, si dhe bllokimin e procesit të Brukselit dhe arritjen e një zgjidhjeje kompromisi”, transmeton Klan Kosova.