Daçiq: SHBA e angazhuar rreth Kosovës, BE luan lojë të dyfishtë

E publikuar: 07/03/2019 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se disa vende të BE-së po luajnë një lojë të dyfishtë dhe nuk duan të arrijnë një marrëveshje mbi Kosovën, në të cilën ata nuk janë një faktor kryesor.

Ai njëkohësisht ka theksuar se e mirëpret përfshirjen në rritje të Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pret nga vizita në Beograd e zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Politike, David Hale në Beograd dhe nëse Washingtoni merr primatin në negociata, tha se përfshirja e SHBA-ve nuk mund të zëvendësojë procesin e negociatave, por që mund të ndihmojë me zhbllokimin e saj, nëse taka hiqet, transmeton Klan Kosova.