Daçiq: Serbia planifikon nënshkrimin e paktit me UEA-në e Rusisë

E publikuar: 04/11/2016 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Beogradi planifikon nënshkrimin e marrëveshjes për integrim me Unionin Euro-Azi (UEA), që udhëhiqet nga Rusia.

Gjatë vizitës në qytetin rus, Suzdal, Daçiq tha dje se Serbia ka “marrëveshje të zonave të tregtisë së lirë me disa anëtare të caktuara të UEA-s, por ato dallojnë”.

Sipas tij, Beogradi tash planifikon të nënshkruaj marrëveshje të përbashkët me të gjitha shtetet anëtare të këtij unioni.

Serbia, tradicionalisht, ka lidhje të afërta me Rusinë, por po ashtu, shpreson të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Në UEA janë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia. Ky grup është formuar në vitin 2015.