Daçiq satirizon me LVV’në dhe LDK’në: Vështirë të parashikohet vazhdimi i dialogut me Kosovën duke parë negociatat për qeverinë e re

E publikuar: 18/12/2019 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është shumë e vështirë të parashikohet se kur mund të rinisin negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit drejt arritjes së një zgjidhje finale për normalizimin e raporteve në mes të dy shteteve.

Sipas tij situata aktuale me diskutimet që po bëhen për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, tregon se është e vështirë të parashikohet koha se kur palët mund t’i rikthehen tryezës së diskutimeve, shkruan kosovo-online, transmeton Gazeta Express.

“Negociatat për një marrëveshje koalicioni pas zgjedhjeve janë vështirësuar tani”, ka thënë Daçiq duke shtuar se një situatë e tillë e bënë të vështirë parashikimin se kur mund të kthehet Kosova ne dialog.

Derisa Daçiq i ka bërë këto deklarata, nga Lista Serbe ndërkohë janë shprehur të gatshëm që të bashkëpunojnë me partitë të cilat janë duke tentuar krijimin e Qeverisë.

Kreu i “Srpskas”, Goran Rakiq, ka thënë se partia e tij nuk do të jetë pengesë për krijimin e qeverisë re, duke kërkuar respekt më të madh për “Listën Serbe”.