Daçiq: Rasti Haradinaj, test për Evropën

E publikuar: 26/01/2017 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar se rasti i  ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj është test për Evropën.

Kryediplomati serb këto komente i bëri pas vizitës në memorialin “Viktimat e Kosmetit” në ambientet e Shoqatës për të Zhdukur dhe të Rrëmbyer në Beograd, me ç`rast tha se komuniteti ndërkombëtar vazhdon të zbatojë standarde të dyfishta në trajtimin e viktimave në Kosovë.

“Nëse vendimet politike janë më të  rëndësishme se a është një kriminel lufte apo jo, çështja është nëse dënimet e krimeve të  luftës janë qëllim për të cilin Evropa angazhohet ose e bën atë të zbatueshme vetëm për serbët”, tha shefi I diplomacisë serbe.

Sipas tij, Serbia nuk e ka kontestuar nevojën për të gjithë ata që kanë kryer krime lufte të jenë përgjegjës pavarësisht nga kombësia apo se vetëm serbët janë shpallur përgjegjës për këto krime, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

“Krimet kundër serbëve janë pothuajse të justifikuara. Fakti që nuk ka asnjë shqiptarë të dënuar nga Tribunali i Hagës dhe se dëshmitarët janë vrarë tregon se  vendet e ndryshme nuk e respektojnë urdhrin kështu duke përdorur  standarde ende të dyfishta dhe të legalizojë të drejtën e dikujt për të vrarë serbët,” tha Daçiq.

I pyetur nëse dikush nga autoritetet serbe ka fshehur prova kundër Haradinajt, Daçiq tha se nuk ka informacion të tillë, por në qoftë se një I tillë  konfirmohet, kjo do të ishte “krimi më i rëndë ndaj viktimave serbe”.