Daçiq për kushtëzimet rreth Kosovës: Nuk anëtarësohemi në BE të poshtëruar

E publikuar: 21/10/2016 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë në një konferencë për media se edhe pse BE’ja ka rëndësi jetike për shtetin serb, nuk duan të antarësohen të poshtëruar.

“Ne duam të jemi në BE, por ne nuk mund të jemi në BE, pa shtet. Ne do të shkojmë në BE, në mënyrë të tillë, si çdo vend tjetër, duke respektuar interesat e tyre kombëtare dhe shtetërore dhe për këtë arsye ne presim që BE-ja të kuptojë se Serbia nuk reagon mbi një buton presioni, dhe se do t’i pranojmë ato pa trembje”, ka theksuar Daçiq

I pyetur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapjen e kapitujve të rinj, Daçiq ka thënë se seksionet 23,24 dhe 35 në lidhje me Kosovën, janë pezulluar në shumë raste.

“Shpesh kjo gjë funksionin që Serbia  të pranojë diçka që nuk është në interesin e saj, duke menduar se ne jemi dukë iu përgjigjur presionit”, ka thënë Daçiq, transmeton Indeksonline.

Sipas Daçiq është me rëndësi jetike që Serbia të hyjë në BE, por që sipas tij “nuk do të lejojmë askënd të na e poshtërojë”.

Ai gjithashtu ka shtuar se Serbia ka një politikë të jashtme të pavarur, dhe se vetëm kur ajo është anëtare e BE-së, kur është në gjendje për të dëgjuar zërin e saj atëherë do të jetë në gjendje të flas për faktin e krijimit të një politikë të përbashkët të jashtme të Serbisë./Indeksonline/