Daçiq: Papua Guinea e Re ka tërhequr njohjen për Kosovën

E publikuar: 05/07/2018 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Radio Televizioni i Serbisë shkruan se shteti i fundit që ka tërhequr njohjen për Kosovën është Papua Guinea e Re.

Lajmin për RTS e ka dhënë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë për media në Suboticë.

Sipas Daçiq janë gjashtë vende që e kanë tërhequr njohjen për Kosovën deri tani e që të gjitha bashkë kanë sipërfaqe prej 800,000 kilometra katrorë, që është dhjetë herë më shumë se Serbia dhe 25 milionë banorë.

“Ky është një sukses i madh për vendin tonë”, ka deklaruar Daçiq.

Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë me këtë punë pavarësisht presionit që po hasin.