Daçiq: Pacolli gënjeu, Kosova nuk i ka votat për UNESCO

E publikuar: 21/09/2017 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq edhe ministri i jashtëm serb i është kundërpërgjigjur ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli për UNESCO-n.

“Është gënjeshtër shumë e madhe deklarata e Pacollit që Kosova ka vota të mjaftueshme për anëtarësimin në UNESCO. Këtë temë unë dhe presidenti Vuçiq e kemi ngritur në të gjitha takimet tona”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, edhe nëse Kosova provon të aplikojë, do të dështojë sikurse para dy viteve, duke thënë se ato shtete që kishin abstenuar herën e fundit tani do të votojnë kundër.

Reagimet e zyrtarëve nga Beogradi vijnë pas deklaratës së Pacollit në Interaktiv se Kosova i ka votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në UNESCO.