Daçiq: Nëse Kosova është e pavarur, pse nuk është në OKB

E publikuar: 08/04/2019 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot “se pavarësinë e Kosovës Serbia nuk do ta njohë kurrë”, transmeton Koha.net.

“Nëse Kosova mendon se ka përfunduar çdo gjë, pse edhe më tej dëshiron dialog dhe pse nuk është në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, citon “danas” të ketë thënë Daçiq.

Në një bisedë që ka zhvilluar me studentë nga Franca, ai ka thënë se Serbia do kompromis ndërsa Kosova po mendon se nuk ka nevojë për të.

“Kosova po mendon se i ka arritur të gjitha dhe po synon krijimin e Shqipërisë së madhe. Kush mund të garantojë se do të jenë dy shtete të pavarura, normalisht se po synohet bashkimi”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se Kosova s’e ka rrumbullakuar pavarësinë, se nuk është anëtare e OSBE-së, e OKB-së dhe se duhen edhe disa çnjohje për të arritur gjysmën e numrit të shteteve që nuk e njohin pavarësinë e saj.