Daçiq: Marrëdhëniet me Rusinë u forcuan më tej gjatë pandemisë

E publikuar: 17/02/2021 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se në takimin me Presidentin e Komitetit për Çështjet Ndërkombëtare të Dumës së Rusisë, Leonid Slutsky, se marrëdhëniet midis dy vendeve u forcuan më tej gjatë pandemisë.

Daçiq falënderoi për ndihmën që Rusia i dha Serbisë gjatë pandemisë dhe vuri në dukje kontributin personal të Leonid Slutsky, i cili, përmes Fondit Rus të Paqes, të cilin ai e drejton, i dërgoi një donacion Serbisë në formën e pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse në fillimim e epidemisë, raporton Tanjug.