Daçiq: Lesoto ka tërhequr njohjen e Kosovës

E publikuar: 16/10/2018 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë se “Lesoto ka tërhequr qëndrimin politik për statusin e Kosovës dhe të gjitha deklaratat që mund të interpretohen si njohje e pavarësisë së Kosovës”.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur agjencia serbe lajmeve tanjug e cila thotë ta ketë përkthyer notën e Ministrisë së Punëve Jashtme të këtij lidhur me këtë akt, të cilin e transmeton Koha.net.

“Ministria ka nderin të njoftojë se Qeveria e Mbretërisë së Lesotos mendon se kontributi i saj i vetëm për zgjidhjen statusit të Kosovës duhet të jetë përkrahja e dialogut e jo definimin e statusit para se të përfundojë dialogu. Për këtë arsye, çështja e shtetësisë së Kosovës është e hershme. Qeveria e Mbretërisë së Lesotos nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje dhe as që do të deklarohet përderisa të mos përfundojë dialogu ndërmjet dy palëve. Kur të arrihet marrëveshja, Qevera e Mbretërisë së Lesotos do ta përkrahë.

Sipas notës që e transmetojnë mediet serbe, Qeveria e këtij shteti afrikan ka tërhequr të gjitha deklaratat lidhur me Kosovën, sidomos ato që në çfarëdo mënyre mund të interpretohen si njohje e pavarësisë së Kosovës

Në notë, sipas tanjugut, shtohet se Lesoto edhe ka theksuar se “deklarata e njëanshme pavarësisë së Kosovës nga shkurti i vitit 2008, është në kundërshtim me aktin final të Helsinkit, ndër të tjera edhe me parimet edhe me parimet 3. e 4. Dhe edhe më shumë është në kundërshtim me Rezolutën e KS të KB-së 1244 (1999) e cila është miratuar në përputhje Kapitulin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Nuk ka konfirmime të tjera rreth tërheqjes së njohjes nga Lesoto, ndërsa teksti i notës që bën fjalë për “tërheqje” të njohjes së pavarësisë së Kosovës, lë përshtypjen të jetë shkruar në MPJ të Serbisë.

Teksti i notës për “tërheqje” të njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Qeveria e Mbretërisë së Lesotos.