Daçiq-Lavrov: Deklarata e Thaçit për njohje nga Rusia s`ndryshon asgjë

E publikuar: 22/02/2018 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrat e Jashtëm, i Serbisë dhe Rusisë, Ivica Daçiq dhe Sergei Lavrov, u takuan sot.

Në takim të lartpërmendurit deklaruan se të dy vendet kanë një ndeshje të gjerë të qëndrimeve në shumicën e çështjeve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

Të pyetur që të komentojnë deklaratën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi sipas së cilës njohja e Kosovës nga Rusia do ia lehtësonte barrën edhe Serbisë, krerët e diplomacive të të dyja vendeve thanë se qëndrimi i tij nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim. /rtklive/