Daçiq: Kosova nuk mund të anëtarësohet në KE pasi nuk është shtet

E publikuar: 15/12/2017 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke komentuar planet e Prishtinës për aplikim të shpejtë në Këshillin e Evropës, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në këtë organizatë, sepse nuk është shtet.

“Kosova nuk i plotëson principet dhe standardet themelore të Këshillit të Evropës, sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, prandaj nuk ka asnjë bazë që kërkesa e saj të shqyrtohet”, ka thënë Daçiq.