Daçiq: Kam pak shanse për kryeministër, nuk më përkrah Perëndimi

E publikuar: 30/05/2017 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur rreth mundësisë që ai të bëhet kryeministër i Serbisë.
Daçiq e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se mungon vullneti i Perëndimit për zgjedhjen e tij si kryeministër.

“Unë mendoj se kam pak shanse që të jem kryeministër, sepse nuk ka vullnet nga perëndimi”, ka thënë Daçiq për agjencinë Beta, transmeton lajmi.net

“Në këtë pikë shpresoj që sa më shpejtë të zgjidhet qeveria e re, dhe unë ta përfundojë mandatin e përkohshëm si kryeministër”, ka thënë Ivica Daçiq.

Aleksandar Vuçiq sot edhe zyrtarisht dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi shumë shpejt do të bëhet president.