Daçiq innjoron ndërkombëtarët, vazhdon lobimin kundër Kosovës Daçiq innjoron ndërkombëtarët, vazhdon lobimin kundër Kosovës

E publikuar: 06/05/2018 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka vazhduar fushatën e tij diplomatike kundër njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme ai është takuar edhe me kryeministrin e shtetit të Nepalit, Sharm Oli, të cilin e ka falënderuar dhe vlerësuar për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast, Daçiq e ka informuar kryeministrin e Nepalit edhe për siç e quan ai rëndësinë e Kosovës për shtetin serb, si dhe situatën aktuale në vend.

Madje Daçiq u shpreh optimist se raporte të tilla mes Serbisë dhe Nepalit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke cilësuar se Nepali e ka respektuar gjithmonë integritetin territorial të Serbisë.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, po bën vazhdimisht fushatë kundër njohjeve të reja për Kosovën si dhe uljen e numrit të shteteve të cilat e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai më herët kishte paralajmëruar se numri i shteteve të cilat njohin pavarësinë e Kosovës, do të bie nën 100. E për këto deklarata dhe veprime të tij, ai ishte kritikuar fuqishëm nga diplomatë të huaj të cilët veprimet e tij i kishin quajtur “irrituese”.