Daçiq ia hedh fajin NATO-s për masakrën e Reçakut

E publikuar: 05/05/2019 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq me anë të një deklarate skandaloze është munduar që të arsyetoj masakrën e Reçakut në vitin 1999.

Në një intervistë me “Vesti Rusia”, diplomati serb foli edhe për bombardimet e NATO-s në vitin 1999.

“Serbët ishin të lumtur kur Donald Trump fitoj zgjedhjet. Serbët e urrejnë familjen e Clintonit. Kur filluan bombardimet, Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair arsyetuan në mënyrë të gabuar fillimin e krimeve dhe agresionit të forcave serbe, të cilat nuk janë të vërtetuar në gjykatën ndërkombëtare në Hagë. Ngjarjet në Reçak ishin shkaku i drejtpërdrejt i bombardimeve. Ata hipokritisht e quajtën këtë veprim ‘Engjëlli i Mëshirës’.”, u shpreh Daçiq.

Ndërsa i pyetur se nëse është përmendur shkëmbimi i territoreve me Kosovën në Samitin e Berlinit, Daçiq tha se Serbia është për një kompromis.