Daçiq: Gana shteti i 16-të që çnjeh Kosovën

E publikuar: 11/11/2019 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ky shtet afrikan është i 16 që e çnjeh Kosovën.

Në intervistë për TV Prva, kryediplomati serb ka pohuar se notën e tërheqjes e kanë pranuar gjatë fundjavës.