Daçiq: Formimi i ushtrisë është pasuar me deklarata për krijimin e Shqipërisë së Madhe

E publikuar: 08/02/2019 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjne e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kritikuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për të avancuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Madje ai ka thënë se ky vendim është pasuar me deklarata për krijimin e Shqipërisë së Madhe, transmeton “Zëri.Info”.

“Vendimi i njëanshëm për avancimin e Mandatit të Forcave të Sigurisë është përcjell me deklata për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Daçiq.

Ai më tej ka folur thënë se Kosova vazhdimisht ka marr masa të njëanshme, ndërsa Serbia sipas tij, nuk ka ndërmarr asnjëherë masa të njëanshme.

Daçiq ka folur edhe për çështjen e njohjeve. “Ne kemi rifilluar dialogun ne vitin 2013 dhe që nga ajo kohë shtetin e vetëquajtur Kosovë e kanë njohur 18 shtete dhe ashkush nuk ka thënë se këto njohje po e pengojnë dialogun. Për shembull, kur Madagaskari e ka njohur Kosovën askush nuk ka reaguar se ajo po e pengon dialogun, por kur ky shtete vendosi që ta tërheq njohjen filluan ankesat se tani po e pengohet dialogu”, është shprehur Daçiq.

Kryediplomati serb poashtu ka folur edhe për aktivizimin e Gjykatës Speciale. Daçiq ka thënë se shpreson se shumë shpejt do të ngriten aktakuzat dhe “të dënohen kriminelt e luftës”.