Daçiq flet për letrat e Trump ndaj Thaçit dhe Vuçiqit

E publikuar: 21/12/2018 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Letrat e presidentit amerikan, Donald Trump drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuçqç dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi “mbështesin procesin e paqes”.

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq.

Në një intervistë për Tv Prva, kryediplomati serb  kujtoi se Shtetet e Bashkuara ishin gati të organizonin nënshkrimin e marrëveshjes Beograd-Prishtinë, ashtu siç bën dikur midis Izraelit dhe Palestinës, por shtoi se nga ajo që ka ndodhur kohët e fundit mund të shihet se  deri te zgjidhja nuk do të vie shpejt.