Daçiq falënderon Palestinën për mbështetjen rreth Kosovës

E publikuar: 24/04/2018 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka falënderuar sot ndihmësen e ministrit të Jashtëm i Palestinës për Evropë Amal Jado, për mbështetjen e dhënë për ‘çështjen’ e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve, transmeton kp.

Daçiq është takuar me Jado, e cila udhëheq delegacionin palestinez në bisedimet në kuadër të sesionit të parë bilateral të konsultimeve politike të Ministrisë së Jashtme të Serbisë dhe Palestinës.