Daçiq: Është herët të flitet për përkrahjen e SHBA-së dhe Rusisë për idenë e caktimit të kufirit me Kosovën

E publikuar: 12/08/2018 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është herët të thuhet nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Rusia do ta mbështesnin idenë për caktimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij kjo është herët të thuhet pasi që është ende larg që të arrihet ndonjë marrëveshje, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Po flasim me Vuçiq, unë dhe ai në vazhdimësi flasim me zyrtarët rusë. Nuk bëjmë asgjë pas shpinës së partnerit tonë kryesor strategjik, vendit që na jep përkrahjen më të madhe”, ka thënë Daçiq.

“Në anën tjetër kjo është çështje të cilën e kemi diskutuar me shumicën e vendeve dhe pavarësisht se BE është aty, nuk ka zgjidhje të qëndrueshme pa pjesëmarrjen e vendeve të tjera”, ka deklaruar ai para gazetarëve në pyetjen nëse Beogradi ia ka shfaqur Rusisë ose SHBA-së idenë për caktim të kufirit me Kosovën dhe nëse kanë kërkuar përkrahje për këtë.