Daçiq: ekziston marrëveshje që forcat e armatosura të mos shkojnë në veri

E publikuar: 19/01/2017 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat e armatosura dhe të sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri të Kosovës.

Kështu tha ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq duke shtuar se dialogu Beograd-Prishtinë vazhdon.

I pyetur se çfarë marrëveshje verbale është  arritur në lidhje me angazhimin e forcave speciale ROSU në veri të Kosovës dhe çfarë peshe kanë këto marrëveshje  në të drejtën ndërkombëtare, Daçiq  tha se është “çështje qesharake” nëse janë të vlefshme marrëveshjet verbale, raporton “Tanjug”.