Daçiq e kërcënon Francën: Do t’ia shihni sherrin vendimit për Haradinajn

E publikuar: 28/04/2017 09:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se vendimi i gjykatës franceze që e le të lirë Ramush Haradinaj ishte vendim politik dhe se nuk kishte të bënte asgjë me ligjin.
Daçiq ka thënë se kjo do të ketë pasoja të rëndësishme në marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, transmeton lajmi.net.

“Serbia ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti strategjik me Francën. Për çfarë duhet partneriteti strategjikë? Kjo me siguri do të ketë pasoja të rëndësishme për marrëdhëniet tona diplomatike”, ka thënë Daçiq për RTS.