Daçiq e do AKS-në si një formë të pushtetit serb

E publikuar: 02/08/2015 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq ka thënë se ende nuk është caktuar takimi në nivel kryeministrash Serbi – Kosovë.

Kjo ka ndodhur, sipas tij, sepse, pala kosovare nuk ka dashur të pranojë kurrfarë marrëveshjesh për Asociacionin e Komunave serbe dhe për Telekomin.

Ai ka thënë, raporton Kurir, se esenciale është çështja e Asociacionit të Komunave serbe, e cila duhet të formohet si një trajtë e pushtetit serb, transmeton Koha.net. Daçiq megjithatë ka konstatuar se është arritur përparim në dialogun lidhur e negociata për anëtarësim në BE.

“Serbia është vend që përmbush ato që premton. Ne jemi kredibël dhe partner i parashikueshëm ndërkombëtar dhe për këtë arsye qëndrimet e Serbisë merren më shumë para sysh. Serbia nuk është më vend që do ta definojnë si problem, por si faktor i zgjidhjes së problemeve dhe ajo mund të merret shembull në reforma “, ka thënë Daçiq./koha.net