Dacic: Asociacioni, jo si ‘Kryqi i Kuq’ (Video)

E publikuar: 25/03/2015 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse i injoroi mediat shqiptare e vendosi me fol vec për ato serbe, megjithatë,  Televizioni Rrokum ka mbërri me sigurue deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Dacic.

Ai në Prishtinë, gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën ‘Western Ballkan 6’, ka deklarue se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, nuk ka me kanë as si Kryqi i Kuq, as organizatë joqeveritare, sikur asht Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Dacic i ka tregue edhe kërkesat të cilat i ka shtrue Kosova në bisedimet e Brukselit, se  se ky Asociacion nuk guxon me pas rolin e Republikës serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Simbas tij zgjidhja duhet me u gjet ndërmjet kërkesës serbe dhe asaj shqiptare.

Dacic tha se krejt kërkesat e tyne për Asociacionin e Komunave Serbe, kanë me ja thanë shefes së politikës së jashtme për siguri të Bashkimit Europian, Frederica Mogherini, e cila t’Ejten viziton Serbinë.

Shefi i diplomacisë serbe, para gazetarëve foli edhe për qellimin e këtij takimi.

Ai tha se ky projekt duhet me përfundue deri në vitin 2030 dhe simbas tij, të gjithë ministrat janë zotue se kanë me mbërri me i sigurue mjetet e nevojshme për financimin e këtij projekti.

Madje, ai ka thanë se me nacionalizma nuk mundet me u shkue n’Europë, dhe për ketë ai ka kërkue që sa ma frik shtetet ta kenë temë të bisedimeve rregullimin e marrëdhanieve ndërmjet shteteve.

E në anën tjetër, për qëllimin e këtij takimi, ka fol edhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipnisë, Ditmir Bushati.

Ai tha për televizionin Rrokum se ky takim ka randësi të veçantë mbasi për herë të parë ministrat e Jashtëm arritën të merren vesh për projekte konkrete.

Ministri Bushati, tregoj se asht marrë vendim se si ka me u lidh rajoni i Ballkanit Perendimor me të njajtat standarde të cilat aplikohen në Bashkimin Europian, ndërmjet shteteve.

 http://www.dailymotion.com/RrokumTelevision