D4D thirrje partive që t`i dorëzojnë raportet financiare të fushatës

E publikuar: 24/07/2017 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti D4D iu ka bërë thirrje të gjitha koalicioneve dhe subjekteve politike që kanë qenë pjesë e garës elektorale në zgjedhjet e 11 qershorit që të respektojnë afatet ligjore të dorëzimit të raporteve të Deklarimit Financiar të Fushatës Elektorale tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas këtij instituti, ligji për financimin e subjekteve politike, përcakton qartazi afatet ligjore në të cilat duhet të raportojnë subjektet politike, afat ky i cili skadon më 26 korrik

“Instituti D4D i’u rikujton subjekteve politike për zotimet e marra me rastin e nënshkrimit të deklaratës për rritjen e transparencës financiare mundësuar nga Instituti D4D me 29 maj 2017, duke u bërë thirrje që raporti financiar i shpenzimeve gjatë fushatës elektorale të bëhet publik edhe në faqet e tyre elektronike dhe të jenë në dispozicion për publikun e gjerë, duke e dëshmuar vullnetin e tyre për transparencë dhe llogaridhënie”.