Cutrone, sulmuesi që Interi ia shiti Milanit për 1500 euro, sot kushton 40 milionë euro

E publikuar: 30/12/2017 04:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Patrick Cutrone është emri më i nxehtë i sulmuesve të rinj në Itali.

Ai është 19 vjeç dhe Milani ishte afër që ta dërgonte në huazim në fillim të këtij sezoni, por Vicenzo Montella, vendosi ta mbajë lojtarin.

Dhe kjo doli e qëlluar pasi që ai shënoi një gol në kohën shtesë, në derbin e Kupës së Italisë, ndaj Interit.

Angazhimi që ka në fushën e lojës, sa herë aktivizohet me kuqezinjtë, është një karakteristikat e sulmuesit që mban numrin 63 te Milani.

Patrick Cutrone, po kthehet në lojtar kryesor te Milani /Getty Images)

‘Corriere della Sera’, sjell në kujtesë të tifozëve, se Cutrone është blerë pikërisht nga të rinjtë e Interit, për vetëm 1500 euro, në vitin 2006.

Në atë kohë sulmuesi ishte fëmijë.

Ndërkohë, pas golit në derbi, vlera e tij llogaritet të paktën 40 milionë euro. /Telegrafi/