CurrentC quhet platforma më e re e pagesave përmes telefonit

E publikuar: 07/04/2015 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë shpejt biznesi i pagesave me anë të telefonit do të bëhet akoma më i përhapur. Kjo për shkak se në këtë treg do të hyjë një lojtar i ri. Bëhet fjalë për CurrentC, një platform pagesash e cila zotëron mbështetjen e disa nga bizneset më të mëdha tregtare e cila do të lançohet për pak muaj dhe do ti japë një goditje të fortë kompanive si Apple, Google dhe Samsung.

Deri më tani pak detaje njihen rreth kësaj platforme por pritet që ajo të vendosë lidhjen mes pagesave dhe përfitimet për klientët besnik. Përveç kësaj përdorimi i CurrentC do ti japë tregtarëve një informacion më të detajuar përsa i përket zakoneve të blerjes të klientëve. Vitin që kaloi CurrentC u bë protagonist në një çështje gjyqësore, në një moment kur platforma po testohej në disa tregje të vegjël përreth SHBA-së. Megjithatë CurrentC është e disponueshme për një përdorim të kufizuar nga shitësit si Walmart, 7-Eleven, Dunkin Donuts, Sears, BestBuy, Gap etj. Merchant Content Exchange, operatori i shërbimit, pritet të bëjë të lancojë CurrentC në mesin e 2015-ës por fillimisht në një treg të vetëm. Ky treg do të përzgjidhet në bazë të disa faktorëve të ndryshëm si shitja me pakicë, infrastruktura, popullsia etj.