Cuocci: Kosova nuk ka sovranitet të plotë në veri

E publikuar: 26/11/2018 07:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veriu i Kosovës është pjesa ku vendi nuk ushtron sovranitet të plotë andaj dhe ky është vend rreth të cilit ende ka telashe se si të bëhet pjesë e plotë e Kosovës.

Kështu thotë komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Salvatore Cuocci, në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore” në fund të mandatit të tij.

Cuocci, në intervistë ka folur gjerësisht për situatën në veri, por edhe për sfidat e tjera me të cilat është përballur gjatë vitit sa e ka udhëhequr forcën paqeruajtëse.

Megjithatë, ai thekson se Kosova ka ecur përpara, dhe se aktualisht nuk ka një kërcënim të madh prej jashtë për vendin.

Në intervistë ai ka folur edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kërcënimet e brendshme të vendit, raportet me Serbinë, si dhe çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.