Çuni është i gatshëm të veshë uniformën për ta mbrojtur Rugovën nëse i është falur Malit të Zi

E publikuar: 12/01/2016 21:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti I LDK-së Anton Çuni në “Rubikon” të KTV-së ka theksuar se është i gatshëm të marrë uniformën dhe të luftojë për tokën e Rugovës ëse më të vërtet është falur, por ai ka pyetur Sejdiun se a është i gatshëm ai dhe të tjerët që po rrahin patriotizëm që të marrin këtë rrugë.

Sejdiu është përgjigjur se ka qenë i ri në luftë për të luftuar duke thënë: “ Unë kam një vajzë 8 vjeçare që pas 10 vjet mund të debatojë me ju për sovranitetin, a do t’i thoni edhe asaj se përse nuk ka luftuar.”

Opozita ka ditur punën e qeverisë, ka pritur veç pretekste për ta bllokuar punën e qeverisë, shprehet deputeti i LDK-së, i cili ka thënë me bindje se nuk ekziston materia për të cilën opozita po thirret.

Ai thotë se nuk ka shembull në botë që qeveria të jetë dorëhequr me kërkues të opozitës.
Nuk duhet të thirru në një situatat që edhe qeveria të bëjë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të na përkrahin.

“Nëse unë personalisht, i cili mbrapa kam 25 mijë votues, por edhe PDK-ë e LDK-ë të bëjmë thirrje qytetarëve se sovraniteti i ynë është në rrezik, të betohemi për kauzën e UÇK-së, jo 20 mijë por mbi 250 mijë qytetarë do të vinin në shesh.”