Cunam gjigant apo armë e ushtrisë detare, ekspertët e hutuar nga vala enorme që u zhduk papritmas (Foto)

E publikuar: 16/09/2018 01:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertët kanë mbetur të hutuar kur një valë gjigante që ishte nisur drejtë Hong Kongut të Kinës, që është zhdukur papritmas.

Sateliti i NASA-s, Terra ka kapur gjatë prillit të vitit 2003, atë që dukej si cunami më i madh që ishte drejtuar ndonjëherë drejt atij qyteti kinez, transmeton Telegrafi.

Madje, nuk ishte një, por katër.

Shkencëtarët ia llogaritën madhësinë potenciale dhe përfunduan se mund të jetë vale me mbi 150 metra, rreth dhjetë herë më e madhe se cunami i Oqeanit Indian, që pati mbytur 230 mijë njerëz.

Valët enorme që u zhdukën papritmas

Po që se vlerësimet e tyre do ishin të vërteta, Hong Kongut do t’i mbyteshin së paku shtatë milionë banorë, ndërsa dëmet ekonomike do ishin të panumërta.

Por, ekspertët mbetën të çuditur dhe nuk mund të besonin, kur cunami u zhduk papritmas një ajër, duke nxitur spekulime të ndryshme.

Ithtarët e teorive konspirative, konsiderojnë sa gjithçka ishte punë e njeriut, madje ndonjë planifikim i menduar mirë e ushtrisë detare.

Hong Kongu i fotografuar nga lart

Megjithëse nuk është thënë se cili shtet ka qenë i përfshirë, në të ashtuquajturën provë e cila duket se ishte vetëm një simulim i padëmshëm.

Një grup i ekspertëve, po mbledhin të dhëna rreth rastit, për të zbuluar nëse ishte ndonjë aktivitet njerëzor, apo fenomen natyror që e humbi papritmas potencialin. /Telegrafi/