Çudira shqiptare/ Gjyqtari shtyn seancën për të ndjekur një ndeshje futbolli (Foto)

E publikuar: 25/10/2016 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja shqiptare e futbollit gjithnjë është në vëmendje mediatike kur ka për të luajtur ndeshje zyrtare, sidomos ato që zhvillohen në shtëpi. Ndër të parat gjëra që preken ditën e ndeshjeve është trafiku, i cili pëson ndryshime dhe shpesh herë futet në kaos në qytetin ku luhet takimi.


Por që ndryshimi i qarkullimit, apo bllokimi i disa prej rrugëve kryesore të qytetit të shtyjë një seancë gjyqësore, kjo ështëdiçka që askush nuk do ta kishte menduar.Sot në mbrëmje në emisionin investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel” do të denoncohet një rast kur rreth para një viti në qytetin e Elbasanit, gjykata ka vendosur ndërprerjen e një seance gjyqësore dhe shtyrjen e saj për në një ditë tjetër për shkak se luhej ndeshja e futbollit “Shqipëri-Serbi”.