CSKA-Roma: Formacionet e mundshme, mesfusha i besohet Cristantes dhe Nzonzit

E publikuar: 07/11/2018 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Do të jetë një lojë shumë e rëndësishme për Romën kjo e së mërkurës mbrëma. Fati i evropian i Giallorossëve do të varet nga ndeshja e CSKA Moskës.

Pas dy barazimeve klubi rus dëshiron fitore që të mbajë gjallë shpresat që të vazhdojnë garat evropiane.

Italianët janë në formë dhe që mos t’i komplikojnë gjërat, ata do të bëjnë maksimumin që të fitojnë edhe një herë ndaj CSKA-s.

Në mungesë të Daniele De Rossit trajneri Eusebio Di Francesco në mesfushë do të luajë me dyshen Bryan Cristante dhe Steven Nzonzi, ndërsa më poshtë keni formacionet e munshme:

CSKA Moskës (4-1-4-1): Akinfeev; Fernandes, Becao, Magnússon, Nababkin; Akhmetov; Vlasic, Dzagoev, Sigurdsson, Oblyakov; Chalov.

Roma (4-2-3-1): Olsen; Santon, Manolas, Fazio, Kolarov; Cristante, Nzonzi; Florenzi, Pellegrini, Kluivert; Dzeko.

Në Grupin G prinë Roma me gjashtë pikë, aq sa Real Madridi, kurse CSKA ka gjashtë pikë dhe në fund Viktoria Plzen me një pikë. /Telegrafi/